Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Sumatrës në Indonezi, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas raportimeve, epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë në një thellësi prej rreth 18 kilometrash, çka e klasifikon atë si një tërmet relativisht të cekët.
Deri në këto momente nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për zhvillime të mëtejshme.









