Borussia Dortmund ka vënë në fokus përforcimin e repartit ofensiv dhe në krye të listës së objektivave është Fisnik Asllani. Sulmuesi i TSG Hoffenheim po kalon një sezon shumë të mirë në Bundesliga, duke tërhequr interesin e klubit verdhezi.
Sipas raportimeve të Bild, drejtuesit e Dortmundit kanë nisur kontaktet e para për një transferim të mundshëm, duke e konsideruar 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Asllani, që përfaqëson Kosovë, ka regjistruar 9 gola dhe 8 asistime në 28 ndeshje këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe potencialin për zhvillim të mëtejshëm.
Klauzola e largimit të tij, që varion nga 25 deri në 29 milionë euro, shihet si një investim i arsyeshëm për një lojtar me perspektivë të lartë. Kjo e bën transferimin të realizueshëm për Dortmundin, i cili kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.
I dalë nga akademia e Union Berlin, Asllani spikati sezonin e kaluar gjatë huazimit te SV Elversberg, ku realizoi 18 gola dhe 9 asistime, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi gjerman do të kalojë nga interesimi në një ofertë konkrete për ta transferuar në “Signal Iduna Park” gjatë merkatos së verës.









