Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar axhendën e tij diplomatike në Spanja, ku pritet të marrë pjesë në samitin e katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”, me ftesë të homologut të tij, Pedro Sánchez.
Samiti që zhvillohet në Barcelona do të fokusohet në çështje kyçe si forcimi i multilateralizmit dhe rregullimi i hapësirës dixhitale, me theks të veçantë në luftën kundër dezinformimit.
Në kuadër të kësaj vizite, Rama pritet të zhvillojë takime dypalëshe si me kryeministrin spanjoll Sánchez, ashtu edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe europian.
Vizita në Spanjë vjen menjëherë pas ndalesës së tij në Romë, ku u takua me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në fokus të bisedimeve mes dy liderëve ishin çështje si emigracioni i paligjshëm dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Ky angazhim diplomatik ndërtohet mbi bazën e 16 marrëveshjeve të nënshkruara gjashtë muaj më parë mes Shqipërisë dhe Italisë, në sektorë strategjikë si shëndetësia, siguria dhe infrastruktura.









