Bayern Munich përmbys gjithçka dhe “fundos” Real Madrid – spektakël me gola dhe dramë deri në fund

Një përballje epike dhe plot emocione ka prodhuar çerekfinalja e Liga e Kampionëve, ku Bayern Munich ka arritur të eliminojë Real Madrid pas dy ndeshjeve spektakolare.

Në sfidën e kthimit, bavarezët triumfuan me rezultatin 4-3 në një ndeshje të mbushur me ritëm, gola dhe tension deri në sekondat e fundit. Edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë 2-1, gjermanët u përballën me një reagim të fortë nga madrilenët.

Skuadra spanjolle, e drejtuar nga Álvaro Arbeloa, hyri fuqishëm në lojë dhe në pjesën e parë dhuroi spektakël të vërtetë. Arda Güler realizoi dy gola, ndërsa Kylian Mbappé shtoi një tjetër, duke krijuar iluzionin e një përmbysjeje të madhe.

Nga ana tjetër, për Bayernin realizuan Aleksandar Pavlović dhe Harry Kane, duke mbajtur gjithçka të hapur.

Megjithatë, momenti kyç i takimit erdhi në minutat e fundit, kur Eduardo Camavinga u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë Realin me 10 lojtarë dhe duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Duke përfituar nga epërsia numerike, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany përmbysi gjithçka në fund. Luis Díaz dhe Michael Olise shënuan golat vendimtarë që vulosën fitoren dhe kualifikimin e Bayernit.

Ndeshja do të mbahet mend gjatë për spektaklin e jashtëzakonshëm dhe golat e bukur, ndërsa Bayern Munich tashmë siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BAJERN MYNIH 4-3 REAL MADRID

6′ Pavloviç, 38′ Kejn, 89′ Diaz – 1′, 29′ Gyler, 42′ Mbape

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja, Bajern Mynih kalon në gjysmë finale.

90+4′ GOOOL! Bajern Mynih 4-3 Real Madrid/ Olise përmbys rezultatin. Festë e çmendur te bavarezët. (VIDEO)

90+1′ Pitarch dhe Mastantuono marrin vendin e Gyler dhe Aleksandër Arnold te Reali.

90+4′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ GOOOL! Bajern Mynih 3-3 Real Madrid/ Luis Diaz shtang Realin me një supergol. (VIDEO)

86′ Tronditen te Reali. Kamavinga lë me 10 lojtarë ekipin pas kartonit të dytë. (VIDEO)

79′ Kejn heziton të godasë, edhe pse u vendos si duhet brenda zonës së Realit. Largohet rreziku nga madrilenët.

78′ Karton i verdhë për Kamavingën te Reali.

77′ Gjuajtja e Olises përfundon mbi traun e mbrojtur nga Lunin. Tjetër rast i mirë për ekipin e Kompani. (VIDEO)

75′ Upamekano provon sërish me kokë te Bajerni. Bavarezi i afrohet golit. (VIDEO)

71′ Tjetër rast që nuk shfrytëzohet si duhet te Reali. Mbape futet në zonën e Bajernit dhe pason për Vinicius. Ky i fundit nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë.

70′ Karton i verdhë për Rydiger te Reali.

68′ Lunin devijon tentativën e Olises. Këndore për Bajernin. (VIDEO)

66′ Nojer kontrollon goditjen e Valverdes te Reali. Mungojnë golat, por jo rastet në pjesën e dytë. (VIDEO)

63′ Radha e Realit për t’u shfaqur në sulm. Gjuajtja e Vinicius është për t’u harruar.

62′ Luis Diaz heziton të godasë brenda zonës, duke humbur mundësinë e barazimit të rezultatit te Bajerni. (VIDEO)

61′ Musiala merr vendin e Gnabrit te Reali. Kamavinga merr vendin e Brahim Diaz te Reali.

55′ Nojer ndal goditjen e Mbapes. Rast i artë për golin e katërt te Reali. (VIDEO)

47′ Goditja me kokë e Upamekanos përfundon jashtë pas harkimit nga këndorja.

46′ Diaz i afrohet golit të barazimit. Goditja e tij brenda zone devijohet në këndore. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Dejvis merr vendin e Stanisiç te Bajerni.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Bajern Mynih 2-3 Real Madrid. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

6′ Pavloviç, 38′ Kejn – 1′, 29′ Gyler, 42′ Mbape

NGJARJET KRYESORE

42′ GOOOL! Bajern Mynih 2-3 Real Madrid/ Rikthet avantazhi për madrilenët, Mbape dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Vinicius. (VIDEO)

41′ Vinicius ndalet nga traversa. (VIDEO)

38′ GOOOL! Bajern Mynih 2-2 Real Madrid/ Ndeshje e çmendur në Mynih. Kejn rikthen baraspeshën. (VIDEO)

34′ Lunin pret pa problem një top të goditur nga Gnabri, që provoi nga distanca. Te Bajerni kërkojnë të reagojnë.

29′ GOOOL! Bajern Mynih 1-2 Real Madrid/ Supergol i Arda Gyler! Lojtari i Realit realizon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)

27′ Lunin e devijon në këndore topin e goditur nga Kimish. Bajerni shfaqet rrezikshëm. (VIDEO)

26′ Gjuajta e Olise devijohet në këndore. Bajerni kërkon përmbysjen.

23′ Mendi rrëzohet në zonën e Bajernit. Çdo gjë konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

20′ Mbape gabon në momentin e fundit. Rast i mirë për Realin, ndërsa ishte Laimer që ndërhyri. (VIDEO)

6′ GOOOL! Bajern Mynih 1-1 Real Madrid/ Rikthehet baraspesha në Mynih.  Pavloviç gjen golin me kokë. (VIDEO)

1′ GOOOL! Bajern Mynih 0-1 Real Madrid/ Arda Gyler tund rrjetën. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Bajern Mynih – Real Madrid

Screenshot 2026-04-15 194722

STOLI

Screenshot 2026-04-15 194712
Erblin Osmani