Në prag të Botërorit të ardhshëm që do të zhvillohet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka rikthyer në kujtesë disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Kupës së Botës.
Në një postim të fundit, FIFA ka publikuar ndeshje dhe fitore me rezultat 3–0 në historinë e turneut, duke veçuar edhe suksesin e Zvicrës ndaj Hondurasit në Botërorin e vitit 2014.
Në atë ndeshje, protagonisti kryesor ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili realizoi tre gola spektakolarë dhe i siguroi Zvicrës kualifikimin në fazën e 1/8 të finales.

Ky moment është cilësuar si një nga paraqitjet më të mira individuale në historinë e Kupës së Botës, ndërsa FIFA e ka shoqëruar postimin me foto ku Shaqiri shihet duke festuar me topin e ndeshjes pas tripletës historike ndaj Hondurasit.









