Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet të dërgojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme, në rast se dështon armëpushimi në konfliktin me Iranin.
Sipas burimeve, Pentagoni planifikon të forcojë praninë ushtarake në rajon në ditët në vijim, si pjesë e përpjekjeve për të rritur presionin ndaj Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje.
Raportimet sugjerojnë gjithashtu se nëse armëpushimi nuk respektohet, nuk përjashtohen sulme të reja apo edhe operacione tokësore.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve, rreth 6 000 trupa të vendosur në aeroplanmbajtësen USS George H. W. Bush pritet të dislokohen së bashku me anije të tjera luftarake drejt rajonit.
Ndërkohë, vendimi ka nxitur reagime dhe debat, me kritikë që vënë në pikëpyetje strategjinë e administratës së Donald Trump dhe motivet pas përshkallëzimit të situatës.









