Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të ri të Hungarisë, Péter Magyar, duke i hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet për një aleancë politike rajonale.
Sipas Vuçiç, nuk ka asnjë bashkëpunim të fshehtë mes tij, ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe kryeministrit sllovak Robert Fico, siç ishte sugjeruar nga Magyar.
Deklaratat erdhën pas një përplasjeje të re politike në rajon, ku Magyar aludoi për lidhje dhe koordinime mes disa liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Vuçiç i cilësoi këto pretendime si “të pavërteta dhe të papërgjegjshme”, duke e sfiduar liderin hungarez të japë prova konkrete për akuzat e tij. Ai shtoi gjithashtu se marrëdhëniet rajonale duhet të bazohen në bashkëpunim dhe jo në spekulime politike.









