Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar liderin e opozitës hungareze Péter Magyar pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare në Hungaria.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Kurti ka përgëzuar rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve hungarezë për orientimin pro-Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se Kosova mirëpret këtë zhvillim dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen.
“Urime Péter Magyar për fitoren e tij në Hungari. Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim të punojmë së bashku,” është shprehur Kurti.
Ndërkohë, në Hungari zhvillimet politike kanë shënuar një kthesë historike, pasi partia e Magyar ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare, duke mposhtur koalicionin e kryeministrit në largim Viktor Orbán pas më shumë se një dekade e gjysmë në pushtet.
Sipas rezultateve të pjesshme, “Tisza” e Magyar pritet të marrë shumicën e mandateve në parlamentin prej 199 ulësesh, duke shënuar një ndryshim të madh në skenën politike hungareze dhe në orientimin e saj të ardhshëm europian.









