Banorja e spektaklit televiziv “Big Brother VIP Albania”, Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka shprehur hapur dëshirën e saj për të dalë fituese e këtij edicioni, vetëm pak ditë para finales së madhe që pritet të zhvillohet më 18 prill.
Selin, e cila është shpallur finalistja e parë e këtij sezoni, është parë së fundmi duke reflektuar për rrugëtimin e saj në lojë dhe për mundësinë e fitores. Në një bisedë personale brenda shtëpisë, ajo ka pranuar se triumfi në spektakël është një ëndërr e saj e madhe.

“A do të ishte ëndërr që unë të dilja fituese? Patjetër që po,” është shprehur ajo, duke theksuar se ka qenë e sinqertë gjatë gjithë eksperiencës së saj, edhe pse jo gjithmonë perfekte.
Gjatë këtij edicioni, Selin Bollati është komentuar shpesh nga publiku dhe është renditur në disa raste ndër banoret më të pëlqyera të shtëpisë, duke forcuar pozicionin e saj si një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh.
Në garën për çmimin prej 100 mijë eurosh mbeten ende disa konkurrentë të tjerë, përfshirë Rogert Sterkaj, Miri dhe Mateo Borri, ndërsa gara drejt finales po bëhet gjithnjë e më e fortë.









