Ivanka Trump në Vlorë – Takim me Ramën në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur në Vlorë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në Dhërmi.

Sipas informacioneve, takimi do të zhvillohet në vilat qeveritare, ndërsa agjenda e plotë e vizitës mbetet ende e paqartë. Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin bregdetar.

Kjo është një tjetër vizitë e saj në jug të Shqipërisë, pas qëndrimeve të mëparshme ku ka promovuar bukuritë natyrore të zonës dhe ka marrë pjesë në takime që lidhen me projekte zhvillimi, përfshirë Ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.