Ndërron jetë pas sulmit – Vdes Kamal Kharazi, nuk i mbijetoi plagëve nga bombardimi në Teheran

Ish-ministri i Jashtëm i Iran, Kamal Kharazi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra gjatë një sulmi ajror në Teheran.

Sipas raportimeve nga mediat iraniane, ai ishte shtruar në gjendje kritike që prej javës së kaluar, pasi u plagos gjatë bombardimit të banesës së tij. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, gjendja e tij u përkeqësua deri në ndarjen nga jeta.

Kharazi ishte një figurë e njohur e diplomacisë iraniane, duke shërbyer si ministër i Jashtëm në periudhën 1997–2005. Pas përfundimit të mandatit, ai mbajti edhe rolin e këshilltarit të liderit suprem, Ali Khamenei.

Sulmi ajror ku ai u plagos ndodhi më 1 prill dhe ishte pjesë e një serie goditjesh të raportuara ndaj objektivave në kryeqytetin iranian, të cilat i atribuohen Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Gjatë të njëjtit sulm, u godit edhe banesa e familjes së tij, ku humbi jetën bashkëshortja e ish-kryediplomatit, duke e rënduar edhe më tej bilancin tragjik të ngjarjes.

Vdekja e Kharazit vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përplasjet dhe sulmet e ndërsjella vijojnë të përshkallëzojnë situatën në Lindjen e Mesme.