Dy gra përfshihen në sherr gjatë funeralit – Secila pretendonte të kishte qenë e dashura e të ndjerit (VIDEO)

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë një ceremonie mortore në Meksikë, ku dy gra u përfshinë në një debat të ashpër pranë arkivolit, secila duke pretenduar se kishte pasur një lidhje me të ndjerin.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njëra prej grave iu afrua arkivolit dhe, e emocionuar, tha: “Dashuria ime, do të më mungosh shumë”. Situata u tensionua kur gruaja tjetër ndërhyri duke pyetur: “Kush je ti?”, çka shkaktoi një përplasje verbale mes tyre.

Debati u ashpërsua më tej pasi gruaja e parë pranoi marrëdhënien e saj me të ndjerin, duke krijuar një situatë kaotike dhe të papërshtatshme për një ceremoni mortore. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar si moment të pazakontë dhe të shokueshëm.