REFUZIMI/ Irani sfidon SHBA – Refuzon kufizimet mbi pasurimin e uraniumit

Irani ka dërguar sinjale të forta se nuk do të pranojë kufizime mbi pasurimin e uraniumit, duke e bërë të pasigurt rrugën drejt një marrëveshjeje bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit deklaroi se kërkesa për kufizime nuk është e pranueshme për Teheranin, ndërsa priten bisedime dypalëshe. Situata komplikohet edhe nga pasiguria mbi vendimmarrjen brenda strukturave udhëheqëse iraniane, veçanërisht pas goditjeve gjatë konfliktit të fundit që kanë prekur komandat kryesore.

Nga ana tjetër, SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë të insistojnë se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i përhershëm i çdo mundësie për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Teherani duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar, përndryshe mund të ndërhyhet për ta marrë atë me forcë.

Këto qëndrime të kundërta tregojnë se negociatat e ardhshme pritet të jenë të vështira dhe me pak hapësirë për kompromis.