“Ligjet e BE nuk kanë marrë asnjë votë nga PD” – Balla paralajmëron opozitën: Kemi 83 mandate, nuk hamë presione…

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu përgjigj deputetëve të opozitës, duke përfshirë Tabakun, në debatin për mocionin mbi procesin e integrimit në BE.

Balla theksoi se opozita kërkon me ngulm debat edhe në Konferencën e Kryetarëve, por nuk propozon një datë konkrete, ndërsa mazhoranca ka propozuar që diskutimi të mbahet më 14 maj, gjatë Javës së Europës.

Ai nënvizoi se mazhoranca nuk do të pranojë presionet për miratimin e ligjeve me ngut, duke shtuar se PD-ja nuk ka votuar asnjë ligj të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së, duke e lënë opozitën përgjegjëse për ngecjen në këtë proces.

Balla e përmbylli mesazhin me një qartësi të fortë: nuk janë socialistët ata që e kanë përjashtuar opozitën, por vetë deputetët e saj që nuk kanë kontribuar në legjislacionin kyç për integrimin europian.

Balla: Zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deri kur ramë dakord për kalendarin. Është larguar për punët e veta. Janë këtu në këtë sallë anëtarët e KK. Nuk kemi diskutuar për çështje për ndryshimet e rregullore, por për detyrimin që ka Kuvendi, kur GJK zbardh vendimin e saj, GJK është në shkelje të ligjit të vet brenda 30 ditësh, deri në 25 mars duhej të kishte zbardh vendimin e vet. Këtë kemi thënë. Nuk kemi hyrë fare te ndryshimet e rregullores. Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin. E papranueshme të vish këtu dhe të thuash nuk kemi rënë dakord. Ke ikur nga salla. Për mocionin me debat jam dakord.

Sa i përket çështjeve të mocionit me debat të kërkuar. Kemi bërë një  KK në nëntor. Kemi bërë një bashkim të dy çështjeve raportin e DASH dhe mocionin me debat për nenin 18 të ligjit e Kuvendit në procesin europian. Duhet të vijmë te pjesa për këtë debat. diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, kam thënë në datën 7 apo 14 maj të zhvillojmë debatin që ramë dakord. Ju thoni e duam menjëherë, ne themi ta zhvillojmë më 7 apo 14 maj.

Ju thoni që mazhoranca u ka kufizuar, mohuar të drejtën që ju të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të nismave. Nuk di, që shumica aktuale mes CDU dhe SPD të miratojë nisma ligjore nga AfD apo Green. Nuk ndodh. Ju thoni biem propozime, ju miratoni. Jemi të gatshëm të miratojmë propozimet, por jo me dhunë. As më forcë dhe gërdufje. Duhet të vini dhe ta prezantoni, diskutojmë dhe hajde miratojmë. Sot ju dashnorët  integrimit, e kemi filluar legjislacionin në fund të shtatorit. Prej asaj dite ja ku kemi ligjet e përafrimit të legjislacionit të parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju vini dhe thoni pse nuk votoni ligjet tona. Këto nuk janë ligjet tona, por janë ligje të përafrimit të Shqipërisë me BE. Ka nga radhët tona që në grupe nuk kanë qenë dakord, ka qenë e vështirë për mua për ta sjellë në gërmën e legjislacionit europian.

Nëse ju e doni integrimin, anëtarësimin, sillni propozimet tuaja, për ligje komisione hetimore, mocione me debat por me variantin që o pranojeni këtë o ne.. nuk e bëjmë dot. Presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit të rremë apo përjashtimin nga procesi. Kush ju ka përjashtuar ju? Ju keni përjashtuar veten. Një qëndrim i deputetëve të PD ishte të zhvillohet mocioni me debat por pa datë, propozimi ynë të zhvillohet me 14 maj. Për çështjet e Europës.