Gjykata e Posaçme ka vendosur datën 27 prill për nisjen e gjykimit në themel ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Pas këtij vendimi, Meta ka reaguar nga burgu përmes një mesazhi publik, duke deklaruar se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore. Ai i ka bërë gjithashtu thirrje mediave dhe gazetarëve që të ndjekin procesin nga afër.
Në reagimin e tij, kreu i Partisë së Lirisë e cilëson çështjen si një “rrëmbim mafioz”, duke pretenduar se akuzat ndaj tij mbështeten në “gënjeshtra dhe falsifikime”. Sipas Metës, procesi gjyqësor do të shërbejë për të zbardhur të vërtetën.









