“KILOMETRI I FUNDIT”/ Sali Berisha flet sërisht për protestë madhështore më 17 Prill në Tiranë – Bllokim rrugësh dhe sheshesh

Më 17 prill, kryeqyteti pritet të tronditet nga protesta e radhës kombëtare e organizuar nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur skenarët e mundshëm të veprimit, duke paralajmëruar se mund të përdoren strategji radikale si bllokimi i rrugëve dhe shesheve për të detyruar qeverinë të marrë ndëshkimin që, sipas tij, meriton.

“Ndaj unë u bëj thirrje çdo qytetari shqiptar: më 17 prill është dita juaj, ora juaj! T’i tregojmë vendin këtij regjimi antishqiptar që po vjedh sa asnjë tjetër në Shqipëri”, deklaroi Berisha, duke theksuar se protesta do të jetë një shenjë e fuqishme kundër qeverisjes aktuale.

Analistët politikë paralajmërojnë se kjo protestë mund të shkaktojë bllokime dhe tension të lartë në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa autoritetet e sigurisë janë vënë në gatishmëri maksimale për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.