Donald Trump reagoi menjëherë pasi Irani refuzoi propozimin për një armëpushim 45-ditor, i ndërmjetësuar nga Pakistani, duke kërkuar një paqe të përhershme.
Presidenti amerikan deklaroi se dita e nesërme shënon afatin e fundit për arritjen e një marrëveshjeje që mund t’i japë fund konfliktit. “Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm,” tha Trump gjatë mbërritjes në Shtëpia e Bardhë.
Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, teksa negociatat për një zgjidhje diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të paqarta, dhe mundësia e përshkallëzimit ushtarak rritet nëse nuk arrihet një marrëveshje në kohë.









