Shqetësim te Bayern – Kane në dyshim për përballjen me Real Madridin

Te Bayern ka alarm për gjendjen e Harry Kane, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një seance stërvitore me kombëtaren e Anglisë dhe është kthyer më herët në Gjermani për trajtim.

Sulmuesi anglez është konfirmuar se do të mungojë në ndeshjen e Bundesligës ndaj Freiburgut, lajm që është bërë i ditur edhe nga trajneri Vincent Kompany.

Megjithatë, shqetësimi më i madh lidhet me ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ku pjesëmarrja e tij mbetet e pasigurt. Sipas raportimeve të Sky Sports DE, situata e tij vazhdon të jetë nën vëzhgim dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar për rikthimin në fushë.