Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar për Al Nassr, duke shkëlqyer me dy gola në fitoren bindëse 5-2 ndaj Al Najma.
Sulmuesi portugez gjeti rrugën e rrjetës në minutat 56 dhe 73, duke vulosur një tjetër paraqitje të madhe në kampionatin saudit. Në këtë sfidë, protagonist ishte edhe Sadio Mané, i cili realizoi gjithashtu një dopietë në fundin e pjesës së parë dhe në minutat shtesë të takimit.
Falë këtij suksesi, Al Nassr vazhdon të kryesojë renditjen e Saudi Pro League me 70 pikë, duke ruajtur një diferencë prej gjashtë pikësh nga ndjekësi më i afërt, Al Hilal.
Në garën për “Këpucën e Artë”, Ronaldo renditet aktualisht i treti me 23 gola, pas Ivan Toney që kryeson me 25 realizime dhe Rogelio Quinones që mban vendin e dytë me 24 gola.









