Ngushtica e Hormuzit – Trump deklaron: Me pak kohë shtesë mund të rihapet lehtësisht…

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se SHBA është në gjendje të ndërhyjë për të hapur Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Në një reagim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se me “pak më shumë kohë”, mund ta realizojë këtë ndërhyrje pa vështirësi.

Ai theksoi se hapja e kësaj rruge strategjike do të mundësonte qarkullimin e lirë të naftës dhe do të sillte përfitime të mëdha ekonomike. Sipas tij, një veprim i tillë do të përkthehej në një burim të rëndësishëm pasurie jo vetëm për SHBA, por edhe për ekonominë globale.