Një zhvillim i papritur po hedh hije dyshimi mbi pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës FIFA 2026, edhe pse skuadra aziatike e ka siguruar kualifikimin në fushë.
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, është shprehur se pret që Irani të marrë pjesë në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Megjithatë, situata aktuale në Lindjen e Mesme po krijon pasiguri serioze.
Tensionet e vazhdueshme mes Irani dhe Izraeli kanë ngritur pikëpyetje mbi aspektet e sigurisë dhe organizimit të udhëtimit dhe qëndrimit të ekipit në territorin amerikan.
Këto dyshime janë përforcuar edhe nga deklaratat e ministrit iranian të sportit, Ahmad Donyamali, i cili ka lënë të hapur mundësinë që vendi i tij të tërhiqet nga turneu. Deri tani, FIFA nuk ka vendosur një afat përfundimtar për një vendim, por rregullorja i jep të drejtë të ndërhyjë në raste të jashtëzakonshme.
Në këtë skenar, Italia shihet si kandidatja kryesore për të marrë vendin e lirë. Me një histori të pasur në arenën ndërkombëtare dhe një profil të fortë mes skuadrave të pakualifikuara, “axurrët” konsiderohen alternativa më e mundshme.
Megjithatë, nuk përjashtohen edhe opsione të tjera, përfshirë përfaqësuese nga Afrika, duke treguar fleksibilitetin e rregullave në situata të pazakonta që tejkalojnë kufijtë e sportit.









