Ulet me 20% akciza për karburantet – Masa e qeverisë për përballimin e krizës së luftës në Iran

Qeveria e shqiptare ka miratuar një masë të re fiskale për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Përmes një akti normativ, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën në raste të caktuara.

Sipas vendimit, kjo ulje do të hyjë në fuqi kur çmimi me pakicë i karburanteve, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, kalon pragun prej 220 lekësh për litër për naftën dhe 200 lekësh për litër për benzinën. Masa synon të lehtësojë kostot për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë me luhatje të forta në tregjet globale.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ndërhyrja vjen si pjesë e reagimit të qeverisë ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit ndërkombëtare që kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e naftës.

Autoritetet bëjnë me dije se akti normativ do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare. Qeveria synon të mbrojë ekonominë dhe konsumatorët nga pasojat e krizave të jashtme, duke ruajtur njëkohësisht balancat buxhetore në këtë periudhë sfiduese.

Qeveria e Shqipëria ka miratuar një masë të re fiskale për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Përmes një akti normativ, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën në raste të caktuara.