Tehrani u trondit nga bombardime të forta mbrëmjen e sotme, duke detyruar autoritetet iraniane të aktivizojnë sistemet e mbrojtjes ajrore në përpjekje për të zmbrapsur sulmet.
Sipas raportimeve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në disa zona të kryeqytetit, ndërsa dëshmitarët flasin për një situatë të tensionuar dhe kaotike.
Ministria e Energjisë e Iranit bëri të ditur se sulmet kanë prekur edhe infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në provincat e Teheranit dhe Alborzit. Megjithatë, autoritetet njoftuan më vonë se furnizimi me energji në pjesë të Teheranit lindor është rikthyer.
Situata vjen në një moment përshkallëzimi të fortë të tensioneve në rajon, pasi Irani kishte paralajmëruar reagim ndaj sulmeve të fundit ajrore që kanë goditur objekte strategjike, përfshirë universitete dhe qendra kërkimore.
Ndërkohë, në kundërpërgjigje Garda Revolucionare Iraniane ka paralajmëruar se mund të konsiderojë si “objektiva legjitime” institucionet arsimore të lidhura me Izraelin dhe SHBA-në në rajon, duke rritur në maksimum frikën për një zgjerim të konfliktit.









