Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është larguar nga grumbullimi i ekipit për shkak të një dëmtimi, ndërsa kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në Valencia nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bëri të ditur se 25-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet të martën.
Ende nuk janë dhënë detaje të sakta mbi natyrën e dëmtimit, ndërsa Muçi pritet të rikthehet te klubi i tij, Trabzonspor, për të vijuar rikuperimin.
Në ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë, ish-sulmuesi i Tiranës u aktivizua vetëm për disa minuta, pa mundur të ndikojë në rrjedhën e takimit.









