Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer kritikat ndaj NATO-s, duke vënë në dyshim vazhdimin e financimit amerikan për aleancën ushtarake.
Gjatë një deklarate të fundit, Trump shprehu zhgënjimin e tij ndaj vendeve europiane të NATO-s, të cilat sipas tij nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme për SHBA-në në konfliktin në Lindjen e Mesme. “Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë për t’i mbrojtur ata, por tani, duke parë veprimet e tyre, ndoshta nuk duhet ta bëjmë më këtë”, u shpreh ai.
Komentet e presidentit vijnë në një moment tensionesh mes Uashingtonit dhe aleatëve europianë, të cilët nuk u konsultuan për vendimin e SHBA-së për të goditur Iranin dhe në shumë raste e kanë kundërshtuar këtë veprim. Këto zhvillime kanë rritur pikëpyetjet edhe mbi përkushtimin e Trump ndaj Nenit 5 të NATO-s, që garanton mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare.
Trump konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja është në negociata me Iranin, duke kërkuar hapjen e Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. Në një moment ironik, ai e quajti gabimisht atë “Ngushtica e Trumpit”, duke shkaktuar reagime në media.
Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar nga Irani, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë, pasi përmes saj kalojnë rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë.









