Shqiptarët kryesojnë në Ballkan për inteligjencën – Shqipëria në Top 25 botëror

Shqipëria renditet si vendi me nivelin më të lartë të inteligjencës në Ballkan, sipas të dhënave të publikuara për vitin 2025 nga platforma International IQ Test. Në rang global, vendi ynë mban vendin e 22-të mes 137 shteteve të analizuara.

Sipas raportit, shqiptarët kanë një mesatare IQ prej 101 pikësh, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Ky rezultat e pozicionon Shqipërinë përpara disa vendeve të zhvilluara si Italia, Franca, Zvicra dhe Greqia.

Në rajon, Shqipëria lë pas vendet fqinje, me Serbinë në vendin e 35-të, Maqedoninë e Veriut në të 48-in dhe Malin e Zi në të 54-in.

Në nivel global, listën e kryesojnë Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Kina, ndërsa Shqipëria renditet në një pozicion konkurrues, pranë vendeve si SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky rezultat shihet si një tregues pozitiv për potencialin njerëzor në vend, duke nxitur më tej investimet në arsim dhe zhvillimin e kapitalit intelektual.