Një bazë e dyshuar armësh e lidhur me një organizatë kriminale është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos, në Toskanë.
Sipas mediave italiane, në Sant’Ippolito di Vernio, në një apartament në Via Marchi, është zbuluar një depo armësh ku jetonte një çift: një 43-vjeçar shqiptar me precedentë penalë, aktualisht nën arrest shtëpie, dhe një 42-vjeçare rumune.
Hetimet e Skuadrës Fluturuese të Pratos kanë çuar në kontrollin e banesës, ku janë sekuestruar pesë armë zjarri, municion, dokumente të falsifikuara dhe rreth 30 mijë euro cash.
Prokurori Luca Tescaroli ka deklaruar se bëhet fjalë për materiale që tregojnë veprimtari të organizuar kriminale, ku armët dyshohet se përdoreshin për kërcënimin e sigurisë publike, ndërsa paratë besohet të jenë përfituar nga trafiku i armëve dhe lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit janë gjetur një pistoletë Beretta 7.65 mm me municion, një Beretta 9 mm e raportuar e vjedhur në vitin 2021, një armë e modifikuar pa shenja identifikuese, një revolver dhe një armë tjetër me qitje bosh, si dhe dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu janë sekuestruar edhe dokumente të falsifikuara. Sipas autoriteteve, 30 mijë eurot e gjetura ishin të ndara në prerje të ndryshme kartëmonedhash.