Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.
Sfida do të nisë në orën 20:45, ndërsa “Dardanët” vijnë në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme: kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.
Trajneri ka vendosur këtë 11-she titullare:
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Vojvoda, Rexhbecaj, Hodza, Muslija, Asllani; Muriqi.
Ndërkohë, edhe Sllovakia zbret në fushë me këtë formacion:
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko; Bero, Lobotka, Duda; Sauer, Strelec, Haraslin.
Kosova synon një fitore historike për të siguruar kalimin në finalen e “play-off”-it, në një mbrëmje që pritet të jetë vendimtare për fatin e “Dardanëve”.









