“Lufta” për titullin e Kupës së Afrikës -Konfederata Afrikane e Futbollit ja dha trofeun në tavolinë, Marokut – Senegali e apelon vendimin në CAS

Federata Senegaleze e Futbollit ka çuar zyrtarisht në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’i hequr titullin e Kupës së Afrikës dhe për t’ia dhënë atë Marokut.

Në një komunikatë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv konfirmoi se ka marrë në shqyrtim apelin e Senegalit, i cili kundërshton vendimin e marrë nga Confederation of African Football më 17 mars 2026 për humbjen në tavolinë 3-0 në finalen ndaj Marokut.

Finalja e 18 janarit 2026 u shoqërua me tensione të forta. Një penallti e akorduar për Marokun shkaktoi reagim të ashpër nga lojtarët e Senegalit, të cilët braktisën përkohësisht fushën. Edhe pse loja rifilloi dhe Senegali fitoi në kohët shtesë falë një goli të Gueye, vendimi përfundimtar ndryshoi pas ankesës së palës marokene.

Pas këtij zhvillimi, autoritetet marokene fituan në apel brenda CAF, duke bërë që Senegali t’i drejtohet instancës më të lartë sportive ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi.

Tashmë, vendimi final pritet nga CAS, i cili do të vendosë përfundimisht fatin e titullit të diskutueshëm të Kupës së Afrikës.