Marek Kozminski, ish-futbollisti i shquar polak me 45 paraqitje për kombëtaren, paralajmëroi tifozët e skuadrës së tij për ndeshjen vendimtare kundër Shqipërisë në play-off-in e Botërorit 2026.
“Nuk jam shumë optimist. Sot kemi gjysmë ekipi të plotë me lojtarë kyç si Levandovski dhe Zielinski, ndërsa disa janë të pezulluar ose të dëmtuar. Çdo mungesë mund të na sjellë telashe serioze,” tha Kozminski.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka yje si ne, por është një ekip i ekuilibruar dhe cilësor, që mund të shkaktojë surpriza nëse Polonia nuk luan me kujdes maksimal. Kozminski paralajmëroi se skuadra polake varet shumë nga performanca e individëve dhe çdo gabim mund të ndikojë në fatin e ndeshjes.
“Na duhen lojtarë të tjerë që të ngrihen në lartësinë e situatës për të qenë kërcënim real ndaj çdo kundërshtari,” përfundoi ai









