Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës – reagon Presidenca: Vjosa Osmani nuk ka shkelur Kushtetutën

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të rrëzuar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ka ardhur reagimi i Presidenca e Kosovës, e cila thekson se presidentja Vjosa Osmani nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.

Në deklaratën zyrtare thuhet se aktgjykimi konfirmon argumentet juridike të paraqitura nga Presidenca dhe sqaron se nuk është dekreti që çon vendin në zgjedhje, por dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Sipas Presidencës, Gjykata ka saktësuar edhe afatet kushtetuese, duke theksuar se procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara dhe nuk mund të zvarritet përtej tyre.

Po ashtu, theksohet se afati shtesë prej 34 ditësh, i dhënë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, është vendim i Gjykatës dhe jo kompetencë e Presidentes.

Në fund të reagimit, Presidenca u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të veprojnë me urgjencë dhe të caktojnë seancën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, duke shmangur një krizë të re politike.

Sipas saj, interpretimet politike për shkelje kushtetuese janë të pabazuara dhe tregojnë keqlexim të vendimit të Gjykatës.