Një moment i papritur ka tensionuar atmosferën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi në ekran është shfaqur një lajm që pretendon se ish-banori DJ Gimbo ndodhet nën arrest.
Lajmi është parë nga banorët, përfshirë edhe Selin Bollati, e cila dukshëm është prekur nga situata. Megjithatë, për shkak të sfidës së “mosreagimit” që po zhvillohet në shtëpi, ajo nuk ka mundur të shprehë asnjë reagim publik.
Edhe pse momenti ka krijuar tension dhe është vënë re nga të gjithë banorët, askush nuk ka reaguar, duke respektuar rregullat e lojës.
Kujtojmë se marrëdhënia mes Selin dhe Gimbos u krijua gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, çka e bën këtë lajm edhe më të ndjeshëm për të.
Mbetet e paqartë nëse lajmi është i vërtetë apo pjesë e dinamikave të lojës, por një gjë është e sigurt: situata ka shtuar emocionet dhe tensionin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.









