“Rama ik”… po iku Tiku – “Revolucioni” korri “fitoren” që i çliroi “narkoregjimit” oborrin nga Shqipëria “s’bëhet”….

Nga bignews

Pas tre muajsh e dhjetë ditësh protestë epike para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj ka mbyllur betejën e tij të gjatë me një fitore të çuditshme: jo kundër qeverisë, jo kundër Ramës, por… kundër Tikut.

Të shqetësuar se Tiku po i eklipsonte në sfidimin ndaj Edvin Kristaq Ramës, armiku ekskluziv i tij Sali Berisha nxorri “shpatën” dhe dha kushtrimin për derdhje në sheshin para kryeministrisë.
Legjenda ishte AY dhe rregjimin mund e duhej ta shembte vetëm AY. Dhe kështu, me shenja e pankarta bërtitej “Rama ik”, ndërsa qytetarët prisnin revolucionin e madh dhe qeverinë teknike. Por ajo që ndodhi ishte më shumë një komedi: kryengritja paqësore, e paralajmëruar si lufta e shekullit kundër “narko-qeverisë”, u kthye në një triumf simbolik për të mundur thjesht Tikun, i cili mezi priste ditën që urdhër-dhënësi që e kishte nxjerrë aty t’i thoshte “mjaft me kaq, shko në shtëpi”. Ndaj dhe kjo “fitore” gëzoi më shumë vetë protagonistin se sa opozitën apo qytetarët.

Për tre muaj, Lapaj sfidoi shiun, acarët dhe mungesën e mbështetjes qytetare, duke u bërë heroi i rezistencës që, në fund, mori më shumë duartrokitje për një “përballje” të brendshme sesa për ndonjë ndryshim real politik. Pas tërë asaj beteje Adriatikjane e vetmja që mbeti ishte tabela me mbishkirim: “Sheshi u Lirua”.

Pas këtaj Berisha mund edhe “të buzëqeshë”: domeni i opozitës mbetet nën kontrollin e tij, dhe çdo shfaqje publike shërben për të ripërtërirë monopolizimin e “revolucionit”. Ndërsa Rama dhe qeveria mund të marrin frymë lehtësisht, sepse shpresa për rrëzim ka mbetur… vetëm një titull i bukur për lajmet.

Në fund të ditës, mes pankartave dhe duartrokitjeve të çuditshme, mes “Rama ik” dhe triumfit mbi Tikun, mbetet vetëm një pyetje: kush protestoi për çfarë, dhe kush e fitoi revolucioni me të vërtetë?