Shqipëria surprizon BE-në! – Marta Kos shprehet për çështjen “Balluku” dhe vlerëson SPAK-un: Lufta kundër korrupsionit kërkon ndryshim mentaliteti

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka dhënë një vlerësim pozitiv për Shqipërinë dhe veçanërisht për punën e institucioneve të drejtësisë, gjatë një interviste për Politico.

E pyetur për zhvillimet e fundit në vend dhe përballjen e qeverisë me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ajo u shpreh se Shqipëria ka bërë “një punë ekselente”, duke theksuar rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit.

Kos bëri të ditur se Bashkimi Europian po ndjek nga afër çështjet konkrete, përfshirë edhe hetimet ndaj Belinda Balluku, duke nënvizuar se puna e SPAK në këtë drejtim po konsiderohet serioze dhe profesionale.

Megjithatë, ajo theksoi se sfida kryesore nuk është vetëm ndërtimi i ligjeve apo institucioneve, por ndryshimi i mendësisë në shoqëri. Sipas saj, edhe nëse një vend ka legjislacion të avancuar kundër korrupsionit, problemi mbetet nëse korrupsioni tolerohet apo pranohet nga vetë shoqëria.

Komisionerja shtoi se të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE po kalojnë nëpër këtë proces transformimi, i cili kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar kulturën dhe perceptimin ndaj korrupsionit.

Ky vlerësim nga një zyrtare e lartë e BE-së vjen në një moment kyç për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke sinjalizuar se progresi në drejtësi po vlerësohet, por beteja ndaj korrupsionit mbetet ende një sfidë afatgjatë.

Gazetari: A jeni e shqetësuar për situatën e tanishme në Shqipëri, me Prokurorinë e Posaccme dhe ish-zëvëndës kryeministren e cila është nën akuzë për korrupsion? Cila është perspektiva jote për këtë situatë? Si ka qënë duke e “përballuar” kryeministri deri më tani?

Marta Kos: Shqipëria ka bërë një punë ekselente, kështu që tashmë ne jemi në procesin e vendeve anëtarë të cilat duhet të shkojnë të “trajnohen” për sa i përket drejtësisë, dhe janë duke ecur mirë.  Por natyrisht që ka disa raste, dhe ti përmende rastin e Ballukut, të cilin ne po e monitorojmë shumë mirë, SPAK-u, Prokuroia e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, është duke bërë një punë shumë të mirë, kështu që është në një formë mënyre normale që ata kanë këto raste, ndaj e rëndësishme është, nëse ato raste janë atje, si është reagimi i tyre. Dhe kjo është një tjetër gjë të cilën po e monitorojmë. Dhe një tjetër problem me antikorrupsionin i cili është tipik për të gjitha vendet kandidate, ti mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëhere ke një problem tjetër.

Kështu që të gjitha ato vende janë duke kaluar përmes këtij procesi të ndryshimit të mendësisë ndaj korrupsionit dhe kjo do pak kohë.