Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Policia e Shtetit po hyn në fazën vendimtare, ndërsa brenda kësaj jave pritet të shpallet emri i drejtuesit të ri.
Aktualisht vijon faza e intervistimit të kandidatëve, ku nga 14 aplikantë në total, deri më tani janë dëgjuar 6 prej tyre. Secili kandidat ka në dispozicion 20 minuta për të paraqitur platformën e tij, duke shpjeguar vizionin, prioritetet dhe strategjinë që do të ndjekë nëse merr drejtimin e policisë.
Pas prezantimit, kandidatët përballen edhe me pyetjet e komisionit vlerësues, i cili do të bëjë renditjen përfundimtare në bazë të pikëve të marra.
Sipas procedurës, pas përfundimit të intervistave për të gjithë kandidatët, brenda 48 orëve do të përpilohet lista me tre emrat më të vlerësuar, e cila do t’i dërgohet ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Më pas, kandidatura e përzgjedhur do të kalojë për miratim në Këshilli i Ministrave, ndërsa emërimi përfundimtar do të firmoset nga kryeministri Edi Rama.
Ky proces vjen pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Ilir Proda dhe pritet të përcaktojë drejtimin e ri të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.









