Xhaxhai i Aleks Nikës prezent në SPAK – kërkon nga kryeprokurori Braho të njihet mbi ecurinë e hetimeve për 21 janarin…(VIDEO)

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka mbërritur këtë të martë në zyrat e SPAK, pasi ka kërkuar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Takimi është kërkuar për të diskutuar mbi ecurinë e hetimeve të ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku Aleks Nika ishte një prej katër viktimave.