Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e presidentit të Partisë Liberalë, Ilir Meta, për të zëvendësuar masën e sigurisë me një garanci financiare prej 50 mijë euro.
Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili njoftoi se vendimi do të apelohet, duke shtuar se beteja ligjore nuk përfundon këtu.
Presidenti i PL mbahet në burg që nga 21 tetori 2024, nën akuzat e SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.









