Është zyrtarizuar gjyqtari që do të drejtojë sfidën vendimtare mes Polonisë dhe Shqipërisë. Anglezi i njohur i Premier League, Anthony Taylor, do të jetë kryesori në këtë përballje të fazës “Play Off”, që zhvillohet të enjten në orën 20:45.
Ndeshja konsiderohet vendimtare për kuqezinjtë, të cilët synojnë një fitore që do t’i afronte vetëm 90 minuta larg kualifikimit në Botëror. Taylor nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi më herët ka gjykuar edhe finalen e “Final Four” në Shqipëri në vitin 2024, mes Egnatia dhe Partizani.
Ndërkohë, është konfirmuar edhe arbitri për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës. Drejtësinë në këtë takim do ta vendosë norvegjezi Espen Eskas.
Të dyja përballjet priten me interes të lartë, me Shqipërinë dhe Kosovën që synojnë të hedhin hapa vendimtarë drejt objektivave të tyre në arenën ndërkombëtare.









