FIFA i mbyll derën Iranit – Asnjë zhvendosje në Meksikë – Botërori ndizet nga tensionet politike

Federata e Futbollit e Iranit ka kërkuar nga FIFA zhvendosjen e ndeshjeve të saj në Kupa e Botës 2026 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikë, për shkak të tensioneve të larta gjeopolitike.

Megjithatë, FIFA ka refuzuar këtë propozim, duke theksuar se të gjitha skuadrat duhet t’i përmbahen kalendarit zyrtar të publikuar më 6 dhjetor 2025.

Përmes një zëdhënësi, FIFA bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me federatat për organizimin e turneut, por nuk parashikon ndryshime në vendet ku do të zhvillohen ndeshjet.

Ky vendim shton pasiguritë mbi pjesëmarrjen e Iranit në turne, ndërsa tensionet politike duket se po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe në botën e futbollit.