Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar kritika të forta ndaj NATO-s, duke deklaruar se aleatët nuk kanë treguar gatishmëri për t’u përfshirë në një operacion ushtarak kundër Iranit.
Sipas Trump, edhe pse shumica e vendeve bien dakord që Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë armë bërthamore, ato nuk janë të gatshme të kontribuojnë në terren.
Ai e cilësoi aleancën si “një rrugë me një drejtim”, duke theksuar se SHBA ka mbajtur barrën kryesore të mbrojtjes për dekada. “Ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në momente nevoje”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump deklaroi gjithashtu se SHBA ka arritur suksese të mëdha ushtarake ndaj Iranit, duke pretenduar se kapacitetet kryesore të ushtrisë iraniane janë shkatërruar.
Në përfundim, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më nevojë për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, duke përmendur se ndihma nuk ka qenë e domosdoshme as më parë.









