Trump i del krah Netanyahut sulmon presidentin Herzog: Falja e kryeministrit po përdoret si mjet shantazhi politik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin izraelit Isaac Herzog për mënyrën se si po trajton çështjen e faljes së kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 14, Trump e përshkroi Herzog-un si një “president të dobët dhe joefektiv”, duke akuzuar se ai po përdor mundësinë e faljes si mjet shantazhi kundër Netanyahut.

“Presidenti juaj është i dobët dhe po përdor faljen si shantazh politik kundër Bibit. Izraeli nuk do të ishte i njëjti pa kryeministrin Netanyahu. Unë jam në anën e tij,” deklaroi Trump.

Çështja e mundësisë së një faljeje presidenciale ka shkaktuar debate të forta në politikën izraelite, ndërsa proceset gjyqësore kundër Netanyahut vazhdojnë për akuza të rënda mbi korrupsion dhe shpërdorim detyre.