Deklarata e fortë nga Teherani – kërkohet hetim rajonal: Izraeli mund të jetë pas goditjeve në vendet arabe

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Izraeli mund të jetë pas sulmeve të fundit ndaj objektivave në disa vende arabe.

Sipas agjencisë Fars News Agency, kreu i diplomacisë iraniane tha se Teherani është i gatshëm të krijojë një komitet hetimor së bashku me vendet e rajonit për të zbardhur rrethanat e këtyre sulmeve.

Araghchi theksoi gjithashtu se Irani nuk ka shënjestruar objektiva politike apo zona banimi në vendet fqinje.

Ai shtoi se ekziston mundësia që pas disa prej sulmeve në vendet arabe të qëndrojnë dronë amerikanë të tipit LUCAS, duke ngritur dyshime mbi origjinën e operacioneve ajrore në rajon.