Kthehet më shpejt se sa pritej – Armando Broja i gatshëm për sfidën në Premier League

Armando Broja ka rikuperuar më shpejt nga sa pritej nga dëmtimi që e mbajti për rreth një muaj jashtë fushave të lojës, duke djegur kështu etapat e rikthimit.

Fillimisht mendohej që sulmuesi shqiptar të ishte në dispozicion të trajnerit Scott Parker vetëm në ndeshjen e javës së ardhshme, edhe pse prej disa ditësh kishte nisur stërvitjen me grupin. Megjithatë, paraqitja e tij në seancat e fundit duket se ka bindur stafin teknik se ai është gati për sfidën e kësaj jave.

Me publikimin e formacioneve për ndeshjen ndaj AFC Bournemouth në Premier League, trajneri Parker ka surprizuar duke e përfshirë Brojën në stolin e rezervave.

Kjo tregon se sulmuesi shqiptar është konsideruar i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në këtë përballje, edhe pse fillimisht në rolin e zëvendësuesit.