Brukselit i kushton njëlloj mospërfshirja në luftën e Iranit – Teherani sulmon ashpër BE-në: Heshtja ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit është bashkëfajësi

Irani ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke e akuzuar se ka mbajtur një qëndrim që, sipas Teheranit, ka lehtësuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se reagimi i vendeve europiane ndaj luftës përbën një formë mbështetjeje për operacionet ushtarake kundër Iranit.

Në një postim në rrjetin social X, ai u shpreh se qëndrimi i BE-së përballë konfliktit është i papranueshëm.

“Indiferenca dhe pranimi i heshtur i Bashkimit Evropian përballë agresionit, brutalitetit dhe mizorive të SHBA-së dhe Izraelit nuk përbën asgjë më pak se bashkëfajësi,” shkroi Baghaei.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit dhe shkëmbimeve të sulmeve në rajon.