VIDEO-LAJM/ Spektakël në “Bernabeu”! – Valverde shkrin Sitin e Guardiolës me një hat-trick historik

Real Madrid shkatërroi Manchester Cityn me rezultatin 3-0, duke bërë një hap gjigant drejt çerekfinaleve të Champions League. Heroi absolut ishte kapiteni Federiko Valverde, i cili realizoi hat-trickun e parë në karrierën e tij profesionale, duke lënë Guardiolan dhe Sitin pa asnjë përgjigje.

“Los Blancos” kishin avantazh psikologjik ndaj anglezëve, të cilët nga mesi i janarit nuk kishin mbetur pa gol, por këtë herë nuk arritën të reagojnë. Rezultati i thellë i jep Real Madridit një epërsi të madhe, ndërsa City do të duhet të bëjë një mrekulli në shtëpi për të përmbysur situatën, duke kujtuar fitoren 4-0 të vitit 2023 që mbeti e fundit ndaj madrilenëve në përballje me dy ndeshje.

Ky triumf i madh rikthen besimin te Real Madrid pas disa luhatjeve të formës, ndërsa trajneri Alvaro Arbeloa paralajmëron se puna për çerekfinalet sapo ka filluar.

FT REAL MADRID – MANÇESTER SITIT 3-0

Valverde 20′ , 27′, 43′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

74′ Tibo Kurtua bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt vendasve. (VIDEO) 

57′ Donaruma i thotë “jo” Viniciusit, duke pritur 11-metërshin e brazilianit. (VIDEO) 

56′ Penallti për Realin, e fiton Vinicius Zhunior, pas ndërhyrjes së gabuar të Donarumës. (VIDEO) 

47′ Madrilenët të papërmbajtshëm, “flirtojnë” me golin e tretë. (VIDEO)

Mbyllet pjesa e parë.

43′ GOOOOOOL REAL MADRID 3-0/ Mbrëmje magjike për Valverden, kapiteni i skuadrës madrilene shënon edhe golin e tretë personal, duke i shtangur të gjithë. (VIDEO) 

27′ GOOOOOL REAL MADRID 2-0/ Spektakolar Valverde, që kompleton dopietën personale. Kapiteni madrilen tregohet vrastar brenda zonës. (VIDEO) 

20′ GOOOOL REAL MADRID 1-0/ Zhbllokohet supersfida, Valverde kalon në avantazh skuadrën e Arbeloas. (VIDEO) 

15′ Minuta emocionuese me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

8′ Pranë golit Reali me Brahim Diaz, por tentativa e tij ndalet nga Donaruma. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Aleksander-Arnold, Rydiger, Hausen, Mendi; Valverde, Tçuameni, Tiago Pitarç; Arda Gyler, Vinicius, Brahim.
Trajner: Alvaro Arbeloa

MANÇESTER SITI: Donaruma, Dias, Guehi, Savinjo, O’Railli, Rodri, Bernardo Silva, Khusanov, Semenjo, Doku, Haland.
Trajner: Pep Guardiola

sdfdsffddfssfdsdfsfd