Bodo/Glimt nuk ndal surprizat në këtë sezon fantastik të Ligës së Kampioneve! Norvegjezët, të cilët tashmë kishin lënë jashtë Interin, shkatërruan Sporting Lisbonën me rezultatin 3-0, duke bërë një hap të madh drejt çerekfinaleve dhe duke konfirmuar veten si sensacioni i këtij edicioni.
Pak kush e kishte parashikuar që kjo skuadër, e quajtur nga shumë tifozë “hirushja e Ligës së Kampioneve”, do të përcaktonte fatin e një prej vendeve në 8-she. Pas performancave spektakolare në grup, Bodo/Glimt po vazhdon të befasojë Europën dhe tregon se në këtë edicion asgjë nuk është e parashikueshme.
Portugezët e Sporting Lisbonës nuk arritën të rezistonin ndaj sulmeve të norvegjezëve, të cilët treguan vendosmëri dhe organizim perfekt në fushë, duke e lënë rrugën të hapur drejt fazës së çerekfinaleve.
BODO/GLIMT-SPORTING 3-0
32′ (p) Fet, 45’+1′ Blomberg, 71′ Hog
Goli i Hog (VIDEO)
Goli i Blomberg (VIDEO)
Goli i Fet (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE










