Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka vendosur të thërrasë mesfushorin e talentuar Ernest Muçi, duke konfirmuar një lajm që ka qenë prej ditësh objekt diskutimesh.
Gazetari i sportit, Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog në Dritare TV, bëri të ditur se ftesa për Muçin është gati dhe do t’i dërgohet futbollistit në Turqi, ku Kombëtarja po zhvillon përgatitjet.
Ditët e fundit qarkulluan aludime për një përplasje mes Muçit dhe trajnerit Sylvinho, por Zekaj i hodhi poshtë këto thashetheme, duke sqaruar se nuk ka ndodhur asgjë të tillë.
Thirrja e Muçit konsiderohet një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares, ndërsa futbollisti pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në ndeshjet e radhës.









