“New York Times”: Mojtaba Khamenei u plagos në ditën e parë të luftës në Iran

Gazeta amerikane The New York Times ka publikuar informacione të reja lidhur me gjendjen e liderit të ri të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke raportuar se ai ka mbetur i plagosur gjatë sulmeve të para të luftës.

Sipas burimeve iraniane dhe izraelite të cituara nga media amerikane, 56-vjeçari është plagosur në këmbë gjatë goditjeve që ndodhën më 28 shkurt, në ditën e parë të konfliktit.

Detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore mbeten të kufizuara, ndërsa autoritetet iraniane nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar mbi këto raportime.

Ndërkohë, në Teheran u shfaq të martën një portret i printuar i Khameneit gjatë një tubimi publik, në një moment kur situata në vend vijon të jetë e tensionuar për shkak të zhvillimeve të luftës.