Degjeneron gara për kreun e PD Shkodër – Dy kandidatët për kryetar përplasen fizikisht – prezent në incident drejtuesi politik Luçiano Boçi

Një incident i paprecedent ka ndodhur sot në degën e Partisë Demokratike në Shkodër, ku dy kandidatët për kryetar, Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli, u përballën fizikisht në selinë e partisë. Përplasja ndodhi menjëherë pas konfirmimit zyrtar të vetëm këtyre dy emrave për garën që do të zhvillohet më 15 mars, duke ndezur tensione mes antarëve demokrat.

Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent gjatë ngjarjes dhe u mundua të ndërhyjë për të shuar konfliktin, por situata u tensionua deri në grushte. Burime nga brenda selisë blu konfirmojnë se Arban Lutfija u godit gjatë debatit, ndërsa anëtari i kryesisë Ervin Gjini u përplas me të gjatë fjalimit për arsyet pse emrat e tij dhe të tjerëve nuk u përfshinë si kandidatë.

PD Shkodër tashmë shihet e ndarë në dy grupe: njërën që mbështet Qylybylin, ish-zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër, dhe tjetrën që mbështet Ibrojan, ish-drejtor i IMT-së në bashki. Drejtuesi Boçi po mundohet të qetësojë situatën dhe të sigurojë zhvillimin pa probleme të zgjedhjeve lokale, por tensioni i krijuar tregon se gara për kryetar do të jetë e fortë dhe e nxehtë.