“KILOMETRI I FUNDIT”/ Berisha thërret shqiptarët t’i vijnë para Parlamentit – Protesta e rradhës më 12 mars në orën 10:00!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar orën dhe vendin e protestës së radhës të opozitës. Ajo do të zhvillohet të enjten, më 12 mars, në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë tubim, duke e cilësuar si një “ditë përmbysjeje të madhe të narkoregjimit”. Ai u shpreh:

“Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti!”

Protesta pritet të jetë pjesë e valës së aktiviteteve të opozitës kundër qeverisë, duke rikthyer tensionin politik në kryeqytet.